Titullin e arratisjes më të dështuar në histori e kanë marrë të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, hasën në një grup prej 30 policësh që po bënin një stërvitje pak jashtë burgut.

Në videon e publikuar shihen disa nga 20 të burgosur që morën pjesë në këtë arrati, ku u kapën nga policët. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, i shtyu të burgosurit të hapnin tunelin që çon në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.