Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë vonë në rrugën C në Prishtinë, në një konflikt midis dy grupeve, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta dhe pajisjeve tjera të forta janë lënduar tre persona.

Policia e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka arritur t’i arrestojë tre persona të tjerë që ishin përfshirë në përleshjen mes dy grupeve.

Ende nuk ka një raport të detajuar të Policisë për rastin që prishi mbrëmë qetësinë në Prishtinë.

V I D E O