Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës tjetër në lumin Buna! Ministri i Brendshëm: Trupi i nënës dyshohet se…

 

 

Sapo është gjetur trupi i fëmijës në lumin Buna, të familjes Arrizi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër. 

Një nga vajzat, 9-vjeçare, u gjet ditën e djeshme, ku dyshohet se janë vetëvrarë. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Shkodra, ku u takua me policinë e Shkodrës dhe grupin e polumbarëve.

“Dyshimet tona po konfirmohen, se sa është gjendur edhe trupi i një nga fëmijëve të tjerë natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet se trupi i fëmijës tjetër dhe i nënës është në këtë zonë, policia Renea Forcat e sigurisë edhe peshkatarët po punojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijë tjetër, kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë t’u bëj një thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona në këtë shoqëri”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d