Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri në një shtëpi në Zveçan.

Sipas Policisë, llojet e armëve janë një pushkë gjuetie, dy pushkë Karabinë, dy pistoleta dhe një municion të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari kosovar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 24.04.2024 – 10:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuar mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri (një pushkë gjuetie, dy pushkë Karabinë, dy pistoleta dhe një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës