Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Dragash, ku një person ka mbetur i plagosuri. Siç mëson Sinjali, viktima është dërguar për trajtim mjekësor me urgjencë,  ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.

Akoma nuk dihen detajet e incidentit, por që tashmë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Lajmin e kan konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.