Dy persona janë arrestuar pasi që në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një lokal, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Model, kal.9mm si dhe 11 fishekë dhe një predhë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes,

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokacionin e lartcekur në një lokal njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Model, kal.9mm si dhe njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një predhë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”.