Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të enjten, është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Në këtë seancë, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP). Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk janë përfshirë në diskutimet as në votimin për miratimin e këtij projektligji.

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.