Kampionati Evropian i Xhudos për Senior do të mbahet në Zagreb të Kroacisë prej datës 25 deri me 27 prill të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga Federata e Xhudos së Kosovë nga Kosova do të garojnë këta xhudistë:

🥋Distria Krasniqi (-52 kg)
🥋Flaka Loxha (-57 kg)
🥋Akil Gjakova (-73 kg)
🥋Dardan Cena (-73 kg)
🥋Loriana Kuka (-78 kg)

“Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.

Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.

Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftim.