Është anuluar vendimi për orarin e barnatoreve, ato më nuk do të mbyllen në ora 21:00, siç parashihte vendimi paraprak, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar asamblisti i PDK-së, Leutrim Ratkoceri.

Njoftimi i plotë:

Sot anuluam orarin e Barnatoreve – Më nuk do të ketë kufizime!

Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim.

Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.

Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Falënderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit.