Katër persona janë dërguar në spital pasi pesë kuaj të arratisur të kalorësisë vrapuan në qendër të Londrës, disa duke u përplasur me vetura.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet kali me ngjyrë të hirtë dhe të zezë duke vrapuar në Aldwych – ku një tjetër kishte gjoksin dhe këmbët e mbuluara me gjak.

Ushtria britanike tha se kuajt janë zënë dhe janë rikthyer në kamp, kurse një ushtar ishte rrëzuar në kali në rrugën pranë pallatit mbretëror Buckingham, dhe kuajt u përplasën me shumë taksi dhe vetura tjera pranë hotelit Clermont.

Ushtarët e lënduar janë dërguar për trajtim, kurse kuajt janë kontrolluar menjëherë nga veterinerët për lëndime të mundshme që mund t’i kenë pësuar.

E gjithë ngjarja është zhvilluar brenda 10 minutash, kurse qytetarë të shumtë ishin dëshmitarë të pamjeve të pazakonta në qendër të Londrës.