“Të dëgjosh një kriminel si Vuçiqi që mohon çka ka ndodhur…” – Vasfija thotë se përballja s’ishte e lehtë

 

 

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, ishte në mesin e katër grave që i mori me vete presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), për të raportuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Krasniqi Goodman, tha se përballja me presidentin serb, Aleksander Vuçiqin, nuk ishte e lehtë.

“Të ballafaqohesh, ose të dëgjosh një kriminel serb si Vuçiqi që e mohon të gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë, është pak e vështirë. Por, sidoqoftë ne ia dolëm, dhe Kosova është faqebardhë”, u shpreh ajo.

“Vuçiqi dhe Rusia nuk ishin të kënaqur që ne ishin aty, më herët ai ka qenë shumë më i ashpër në fjalime, këtë herë ai nuk bëri ndonjë sjellje shumë të pahijshme ndaj neve viktimave”, tha Krasniqi Goodman.

Ajo tutje tha se ka qenë një ndjenjë e mirë, fakti që në OKB, janë paraqitur krimet që Serbia ka bërë në Kosovë, dhe e lavdëroi fort Osmanin e cila i mori me vete disa nga të mbijetuarat e luftës.

“Është një ndjenjë e pa përshkruar, nuk është hera e parë që kam qenë në OKB. Unë edhe vet kam dëshmuar, por me atë që e tha presidentja me dinjitetin si e prezanton Kosovën është një kënaqësi shumë e madhe për neve, meqenëse është edhe presidentja e parë që ka arritur t’i fut viktimat apo dëshmitarët në OKB”, tha ajo në Klan.

Vasfije Krasniqi, Shyrete Tahiri – Sulimani, Fahrije Hoti dhe Elhame Muçolli, janë katër gratë heroina të mbijetuara nga lufta e fundit në Kosovë, që morën pjesë të hënën, në seancën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d