Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë, raporton BBC.

Njëri prej helikopterëve preku rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale. Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine.

Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar.

Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me 7 persona në bord, u rrëzua në një pistë vrapimi. Tjetri, një Fennec M502-6 me 3 të tjerët, u përplas në një pishinë aty pranë.

Në mars, një helikopter i rojës bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.