Sjellje skandaloze dhe jonjerëzore është parë sot në një vendparkim të Prishtinës.

Një qytetar ka përdorur dhunën ndaj një femre dhe ka kërcënuar një tjetër në vendparkimin që ndodhet prapa sheshit “Zahir Pajatiti” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00. Një fërkim midis dy veturave në vendparkim ka pasuar me sjelljen e shfrenuar dhe aspak njerëzore nga një burrë.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si qytetari fillimisht e kap për krahësh një femër të cilën e fut me zor në veturë, për të kërcënuar një shofere tjetër veturën e të cilës e godiste me boks.

Pasi çori zërin disa herë, shoferi u largua në drejtim të panjohur.