Përfaqësuesja e UNMIK-ut ka lavdëruar vendimin e Qeverisë së Kosovës për tokat e Manastirit të Deçanit.

Kështu tha në seancën e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesja e UNMIK-ut. “Kontribuojnë në mënyrë të madhe si në besimin mes komuniteteve dhe ushtrimin e ligjit.

UNMIK do t’i përdorë të gjitha resurset që t’iu ndihmojmë komuniteteve që ta tejkalojnë mungesën e besimeve dhe të gjejnë mënyra që të gëzojnë frytet e bashkëpunimit”, tha ajo.