Parashikimi i motit për sot, temperaturat pësojnë ulje – pritet reshje shiu

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.

Fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit priten reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me pak vetëtimë dhe bubullimë, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d