“Na teshe, djali djali” – Mërgimtarit nga Amerika s’i pëlqen ankesa e babait të Triumf Rizës

 

 

Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim

Por duket se dikë e ka penguar shprehja e mllefit të prindit të zhgënjyer.

Një komentues, Enkelen A Gjokaj, ka shkruar në Facebook: “Na teshe djali djali sha me bo na tash , njeri nejti burg tash at him krejt kosova burg per djal ton”.

Në profilin e Gjokajt në “Facebook” thuhet se ai jeton në ShBA.

“S’po di çka me thanë, kurrfarë vendimi nuk është. Është një gjykim që po zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. Për 17 vjet dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në shoqërinë tonë, ma të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe një polic që është i shpallun hero pikërisht për luftën kundër bandave dhe kriminelëve. Natyrisht se po, natyrisht se është dënim i ulët, se ky është vrasës kryesor, ky i ka nxitë” – deklaroi babai i Triumfit, Shefqet Riza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d