Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka njoftuar se është rrëzuar në shkallët e Radio Kosovës, ku ka pësuar lëndime në dorë, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Ai në njoftimin e tij ka treguar lëndimin e dorës dhe ka bërë thirrje për meditim se sa është e rëndësishme funksionimi i gjymtyrëve dhe organeve të njeriut.
“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit më gjeti me këtë imobilizim. Dje rrëshqita në shkallët e Radio Kosovës, të lagura nga shiu, meqë nuk janë të mbuluara. Shpresoj ta kalojë këtë sprovë, ndonëse jo pa vështirësi. Kjo gjendje po më bën të meditojë se sa të përsosur jemi, kur jemi me të gjitha gjymtyrët e organet dhe sa të dobët jemi qoftë dhe vetëm nga mungesa e përkohshme e funksionit të një dore”, ka shkruar Krasniqi.