Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në mesazhin e tij në rrjetin social, ka uruar për ditëlindje, Hashim Thaçin.

 

“Edhe një ditëlindje miku im, Hashimi, fizikisht është larg familjes, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që e njohin dhe vlerësojnë kontributin e tij historik, në luftë dhe në paqe”, ka shkruar në rrjetin social Lladrovci. Po, do të duhet kohë që të vlerësohet tërë veprimtaria atdhetare e presidentit Thaçi, rruga nga robëria në liri, nga terri në dritë, nga provincë e shkelur dhe djegur në Republikë të pavarur me 115 njohje, ka deklaruar Ramiz Lladrovci.

“Fryma e miqësisë, besimi në vete dhe aleatët, konsistenca e ruajtjes së fitoreve, harmonia e veprimit për promovimin e vlerave të shtetit që po e ndërtojmë e fuqizojmë, na bëjnë ta kujtojmë e nderojmë, sot për ditëlindje dhe çdo ditë tjetër, heroin e luftës e paqes, Hashim Thaçin”, ka shkruar Lladrovci dhe ka uruar: Gëzuar ditëlindja miku im, president Hashim Thaçi!

 

https://www.facebook.com/share/p/dfH8j4Y18PUkVVh4/?mibextid=WC7FNe