Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj deklaratës nënçmuese që bëri aktori Enver Petrovci kundër komandantëve të UÇK’së.

Përmes një reagimi publik, Klinaku ka shkruar se Petrovci nuk mërzitet për popullin vetëm të fitoj një rol në tregun e Jugosllavisë, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

Po t’mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do t’ishte Republikë e qe besa as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e “Gllumacit” në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi.

Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit.