Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon katër shtëpi, një në vlerë 600 mijë euro, tjetra në vlerë 450 mijë euro, një tjetër 225 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 40 mijë euro, shkruan Reporteri.net. Muhaxheri ka deklaruar se posedon tokë në vlerë mbi 875 mijë euro, dhe objekte të tjera në vlerë 138 mijë euro.

I pari i Pejës ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra në vlerë 12 mijë euro, kurse tjetra në vlerë 5 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon 10 mijë e 287 euro para të ruajtura në bankë.

Muhaxheri ka dhe një kredi për të shlyer.