Një fëmijë (djalë) 15 muajsh është kafshuar nga dy pitbull në zonën Campolongo (Salerno) të Italisë, mëngjesin e sotëm dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur, përcjell Prishtina Sot
Mediat italiane raportojnë se vogëlushi u sulmua nga dy qen në pronësi të një shoku të nënës së viktimës, e që ia besun familjas që t’i ruanin.
Sipas raportimeve të para, vogëlushi kishte qenë në krahët e xhaxhait të tij bashkë me nënën e tij, ku qenët në oborr kanë sulmuar menjëherë fëmijën dhe dy të rriturit.
Nëna e cila po tentonte ta largonte djalin e saj të vogël, ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën./Reporteri.net/