Ballkani dhe Drita zhvilluan derbin e javës së 30-të në Superligën e Kosovës fundjavën që shkoi.

Ndeshja doli të jetë një triller i vërtetë, ku u shënuan katër gola, prej tyre një në fund të ndeshjes. Ballkani shmangi humbjen në qastet e fundit të ndeshjes me anë të një goli nga Nazmi Gripshi, duke bërë që ata të ruajnë pozitën e liderit të tabelës me dy pikë përpara Dritës.

Po jo çdo gjë u përcoll qetë menjëherë pas ndeshjes, pasi klubi gjilanas, Drita raportoi se u sulmua nga disa zyrtarë të Ballkanit, shkruan Sinjali Sporti.

Drejtori i Dritës, Feti Idrizaj hodhi akuza drejt klubit suharekas për sulm në zhveshtore nga Ballkani, kurse më vonë Ballkani doli me një komunikatë duke mohuar këto pretendime.

Me anë të njoftimit, Ballkani e ka quajtur një gënjeshtër deklararimin e drejtorit të Dritës, Feti Murselaj, duke thënë se përkundrazi, Ballkani se ata kanë ndërtuar raporte të shkëlqyera me Dritën ndër vite.

E mbrëmë janë publikuar edhe pamjet nga zhveshtoret e Ballkanit, ku shihen tensionet mes zyrtarëve të dy klubeve.