Haradinaj, kujton heroin Milazim Kiqina: Vlerat e lirisë dhe atdhedashurinë i kishte vendosur mbi çdo gjë tjetër

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuat heroit të kombit, Milazim Kiqina.

Haradinaj ka thënë se Milazim Kiqina vlerat e lirisë dhe atdhedashurinë i kishte vendosur mbi çdo gjë tjetër.

“Sot në Drenas, mora pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit, Milazim Kiqina. Milazimi, si një shqiptar i vërtetë, vlerat e lirisë dhe atdhedashurinë i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë. Do të kujtohet gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vizituar edhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Drenas, i bëra një vizitë kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d