Edhe pesë shtete tjera bashkësponzor të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

 

 

Përveç Kroacisë, e cila mbrëmë paralajmëroi se do të jetë bashkë-sponsor i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, bashkë-sponsorizimit do t’i bashkohen edhe Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Polonia dhe Bangladeshi, shkruan gazeta boshnjake “Klix”.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme ku do të shqyrtohet kjo rezolutë do të mbahet në mes të majit, ndërsa seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është caktuar për atë periudhë, më 15 maj, ku do të diskutohet për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Paparaci.

Këto vende janë në mesin e disa vendeve që më parë bashkë-sponsorizuan rezolutën, e cila synon ta bëjë përkujtimin e përvjetorit të Srebrenicës zyrtarisht të karakterit ndërkombëtar, siç është rasti me Holokaustin dhe gjenocidin e Ruandës. Propozuesit e rezolutës janë pikërisht Ruanda dhe Gjermania.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht rezolutës së lartpërmendur, por do të diskutohet në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “Kultura e Paqes” si një seancë e rregullt e Asamblesë së Përgjithshme. Pasi misioni i Bosnjë-Hercegovinës në OKB i dërgoi dje zyrtarisht rezolutën kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme, Denis Francis, kjo iniciativë do të shqyrtohet pas pesë ditësh pune nga paraqitja e saj.

Me festën e 1 majit dhe fundjavën e ardhshme, kjo do të thotë se udhëheqja e Asamblesë së Përgjithshme mund ta bëjë këtë javën e ardhshme. Pas kësaj, seanca pritet të mbahet në mes të majit./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d