E goditi qëllimisht me veturë viktimën: Detaje nga vrasja e rëndë në Pejë

 

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar të mërkurën në mbrëmje S.J., shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin për vrasje të I.O., po ashtu shtetas i Shqipërisë. Të enjten, në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se S.J. dyshohet se qëllimshëm e ka goditur me veturë viktimën i cili ka qenë duke ecur.

“Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë”, tha Policia.

“Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d