Mëngjesin e së martës u raportua se deputetja e Kuvendit të Kosovës është ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Në një përgjigje Balja ka thënë se janë ndaluar për një orë, por që siç u është thënë ka qenë kontroll rutinore.

Tutje ajo ka bërë të ditur se është duke udhëtuar drejt Austrisë, dhe se bashkëshorti i saj ka qenë ai i cili i ka pyetur nëse diçka nuk është në rregull.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanç ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë shkurtimisht Balje.