Çudia e Zotit – PSG nuk e merr Mbappen me autobus pas humbjes, shkoi me veturë në aeroport

 

 

Kylian Mbappe thuhet se u la në stadium nga autobusi i ekipit të Paris Saint-Germain pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.

Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Signal Iduna Park teksa skuadra e Bundesligës mori fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Jadon Sancho ishte më i miri për Dortmundin, ndërsa Mbappe u mbajt relativisht i qetë nga mbrojtja e ashpër e klubi verdhezi.

Reprezentuesi francez goditi shtyllën në pjesën e dytë, por nuk pati fat ta gjej golin në ndeshjen e parë.

Mbappe gjithashtu nuk doli nga stadiumi me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij, të cilët u kthyen në aeroport me trajnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d