‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend, nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

 

 

Filipinet po përballen me një valë ekstreme të të nxehtit, me autoritetet që kanë këshilluar qytetarët që të mos dalin jashtë

“Është kaq nxehtë sa nuk mund të marr frymë,” tha Erlin Tumaron, 60 vjeç, i cili punon në plazh në provincën Cavite, në pjesën veriore të Filipineve, ku temperatura të martën arriti në 47 gradë Celsius.

Marsi, prilli dhe maji janë zakonisht muajt më të nxehtë dhe më të thatë të vitit në Filipine, por këtë vit kushtet e motit u përkeqësuan për shkak të fenomenit El Niño.

Në kryeqytetin Manila, shumë shkolla pezulluan mësimin.

“Ne duhet të kufizojmë kohën që kalojmë jashtë, të pimë shumë ujë dhe të kemi çadra dhe kapelë kur dalim”, theksoi Solis.

Temperatura pritet të rritet në ditët në vijim, deri në 50 gradë Celcius.

2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë. Në Azi, efektet e valëve të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më serioze, nënvizoi dje në një deklaratë Organizata Botërore Meteorologjike. Filipinet janë ndër vendet më të cenueshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d