Policia e Kosovës ka sekuestruar katër vetura të huaja me targa franceze, që po kërkoheshin nga Interpoli.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur policia me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se të katër veturat u sekuestruan në një autosallon në Ferizaj, shkruan Gazeta Insajderi.
“AUTOMJETE NË KËRKIM NGA INTERPOL- Ferizaj 30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon”, thuhet në njoftim.
Rasti është nën hetime, sipas policisë.