Aksident me fatalitet në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, vdes një person

 

 

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor mes dy automjeteve që ndodhi sot herët në mëngjes në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.

Për pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit të dyshuar, transmeton Sinjali.

Policia ka njoftuar se me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d