Pas sistemit frontal që solli rrebeshe shiu në orët e para të ditës së enjte, dita vijoi kryesisht me diell dhe me erëra të forta, ndërsa temperaturat arritën deri në 20°C në shkallë vendi.
Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, do të fuqizohen edhe më tutje sot dhe në ditët vijuese, duke bërë që temperaturat të arrijnë prej 24 deri në 27°C në fundjavë dhe të hënën, raporton Meteo Kosova.
Ndërsa nga dita e martë do të depërtojnë masa më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur përkeqësim të motit si dhe ulje të temperaturave, nën 20°C.