Këshilli i Etikës ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që ta rekomandojë suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmime seksuale brenda Universitetit të Prishtinës.

Gazeta  merr vesh se gjithashtu është marrë vendim nga ana e Këshillit të Etikës që kjo çështje t’i mbetet në dorë të vendos rektorit, Qerim Qerimi. Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.

27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.

Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.

Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.