Zyrtarja policore do t’i nënshtrohet operimit urgjent për heqjen e predhës

 

 

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi, ka njoftuar se zyrtarja policore e cila u plagos aksidentalisht nga kolegu i saj është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që t’i nënshtrohet një operimi urgjent në këmbën e majtë për heqjen e predhës.

Sipas Gashit, predha nuk ka prekur struktura të ndjeshme në atë pjesë mirëpo mbetet të shihet gjatë operimit se si do të vazhdojë ta ketë gjendjen shëndetësore.

“Siç jeni në dijeni ka ndodhur një incident, e ka një lëndim një predhë në këmbë dhe pritet që ti nënështrohet operimit urgjent për heqjen e predhes, sapo të lirohet një sallë sepse kemi qenë në program të rregullt të operimeve. Momentalisht gjendjen e ka stabile, nuk është në rrezik për jetën, mirëpo gjatë ndërhyrjes operative është e mundshme të ndodhë gjithçka. Unë nuk kam mundur të merrem me gjendjen e saj sepse e kanë menaxhuar ekipi kujdestar i klinikës së ortopedisë, por unë vetëm morra informata kështu që nuk mund të jap më shumë detaje se si ka ndodhur apo çfarë ka ndodhur, vetëm që është e moshës 45-vjeçare dhe e ka një predhë në këmbën e majtë, nuk ka prekur struktura të ndieshme në këtë pjesë por e shohim si do të menaxhohet operimi”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d