Në Zveçan sot janë vërejtur disa grafite nacionaliste serbe. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe po ashtu është vendosur edhe data 24 shtator kur vitin e kaluar ndodhi edhe sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Lidhur me rastin ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun Veton Elshani.
Elshani tha se rasti është duke u hetuar.
“Do të iniciojmë kallëzim penal”, tha Elshani.
Krerët e shtetit të Kosovës nuk e kanë përjashtuar një sulm të ngjashëm nga ana e Serbisë, duke u i bërë thirrej BE-së e ShBA-së që Serbia të sanksionohet për veprimin e 24 shtatorit.