ZRRE vendos për kompensimin e konsumatorëve për rrymën e paguar për veriun

 

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që të obligojë shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që të kompensojnë konsumatorët të cilëve u janë faturuar shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit.

Në njoftim thuhet se sipas vendimit, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

“Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

Vendimi i Bordit të ZRRE do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.

Të drejtën për të kërkuar kompensim qytetarëve për faturimin ndër vite, qytetarëve ua ka dhënë Gjykata Supreme.

Aktgjykimi i Supremes është vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d