ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin

 

 

Prokurorja e specializuar Kimberly West ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit.

Në veçanti, ZPS parashtron që pas dëshmisë së dëshmitarit të 53-të dhe zhvillimeve të tjera në këtë rast është shtuar domosdoshmëri e paraburgimit për Krasniqin.

“Që nga vendimi më i fundit për paraburgim, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyen për paraburgim. Së vërteti, vazhdimi i gjykimit me dëshminë e dëshmitarit të pesëdhjetë e tretë (53) dhe zhvillimet e tjera në rast shtojnë domosdoshmërinë e paraburgimit”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

Po ashtu, ajo tha se është konfirmuar vazhdimisht se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi ka kryer krime lufte.

“Në të vërtetë, është konfirmuar vazhdimisht se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi ka kryer krime brenda juridiksionit të DhSK-së”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

West ka potencuar se për Krasniqin ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurës dhe kryerjes së mëtejshme të krimeve.

“Krasniqi është i vetëdijshëm për akuzat e rënda të konfirmuara kundër tij, dënimin e mundshëm të gjatë me burgim që mund të rezultojë prej tyre, dhe ai vazhdimisht po fiton më shumë njohuri për provat në lidhje me ato krime. “Ecuria e gjykimit rrit rrezikun e arratisjes në një nivel edhe më të lartë, pasi Krasniqi tani sheh që provat kundër tij po hyjnë vazhdimisht në rekord”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

Si rrjedhojë, ZPS-ja ka theksuar se edhe Paneli ka konstatuar se rreziku që Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave gjyqësore vazhdon të ekzistojë.

Ata gjithashtu deklaruan se ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve për të cilin edhe Apeli është pajtuar se ky konstatim është relevant dhe kontekstual…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d