Zotëria i Parë i reagon Vucicit – E quan analfabet

 

 

Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, e ka quajtur analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu e quan analfabet dhe propagandues Vuçiqin.

“Një udhëheqës shteti analfabet, dikur mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiq tha se shteti i tij do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d