Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Deri tek shperthimi i zjarrit dyshohet se ka ardhur për shkak të një klime.
Rasti ka ndodhur rreth orës 04:33.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Si pasoj e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja e zjarrit në një korridor të një banese kolektive. Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.