Zjarri në IML, MD-ja jep tender rreth 815 mijë euro për renovimin e objektit dhe funksionalizimin e laboratorit

 

 

Ministria e Drejtësisë ka dhënë tender në vlerë rreth 815 mijë euro për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky institut ishte përfshirë dy herë nga zjarri gjatë vitit të kaluar.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se përmes kësaj kontrate parashihet të bëhet renovimi i objektit, funksionalizimi i laboratorit dhe përmirësimi i kushteve të punës për gjithë stafin e Institutit.

Kontrata është dhënë me procedurë të hapur, e vlera e përgjithshme e saj është 814 mijë e 229 euro e 72 centë.

Nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet nesër. Punimet do t’i kryejë “MBB Construction SH.P.K”.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar në Nenin I të këtij njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

 

 

M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d