Zjarrfikësit i zë viti 2024 pa sigurim shëndetësor

 

 

Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të përballen me shumë sfida si shkak i profesionit të tyre, më të vështirë e bën fakti se ata punojnë me kushte të vështira dhe të papërshtatshme për punë.

Ata po avokojnë për kushte më të mira për të kryer në mënyrë efektive rolet e tyre. Kjo përfshin pajisje më të reja, përmirësim të infrastrukturës, paga më të larta, sigurim shëndetësor e kështu me radhë.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar, vitim që lam pas, organizoi edhe protesta në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, për Portalin Dukagjini, ka thënë se në vitin 2024 shpeson që të përmirësohen kushtet e punës dhe të plotësohen kërkesat e tyre, në mënyrë që të mos detyrohen të dalin përsëri në rrugë.

“Shpresoj që mos të ketë nevojë te protestohet pêr drejtat tona legjitime, te drejtat tona do ti kerkojmë ashtu siq parashihet me ligj, tash ligji i pagave e rregullon çeshtjen e nderrimeve te nates, festave dhe orêve jasht orarit, mbetet te rrgullohet edhe statusi i zjarrfikësve, sipas ligjit per zjarrfikje dhe shpetim, qe do të definohen edhe kompetencat menaxhuese ne mes te MPB/AME dhe Komuna, do tê jem kambngulës ne te drejtat tona, shpresoj qe viti 2024, mos te vazhdoj me gjendjen e viteve te kaluara, por te jet vit i zgjidhjes se gjendjes problemeve ne shërbimin e Zjarrfikësve”, tha ai.

Beka ka theksuar se në vitin 2023 zjarrfikësit janë përballur me shumë sfida, derisa punën e tyre sipas tij e ka vështirësuar edhe mungesa e investimeve në paisje dhe infrastrukturë. Megjithatë ai i ka përmendur edhe disa hapa pozitiv në përmirësimin e kushteve të tyre.

“Sfidat e vitit 2023 ishin mjaft të theksuara, intervenimet e shumta, vërshimet ne disa Komuna, mungesa e buxhetit, mungesa e investimeve ne këtë shërbim, mungesa e automjeteve, mund të themi se ka pasê nje levizje para, eshte rregulluar struktura organizative e njesive profesionale te zjarrfikjes dhe shpëtimit (NJPZSH) dhe ngritja e pagës bazë, gjithashtu pozitive ështê edhe fillimi i pagesave, për ndërrime të natës, festave shtetërore dhe orët jasht orarit, (ne perjashtim te disa Komunave te cilat nuk i kanë kompensua, ) ngecje mund te themi se ka pasë nê plotësimin e vendeve të lira te zjarrfikêsve, pasi qe nuk janë plotêsu me zjarrfikës te rinjê, me ata te cilët kan ndrru vendin e punës, janë penzionu ose per shkaqe edhe tjera, shkuarja ne perëndim”, tha ai.

Sfidë tjetër sipas tij janë edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore, dhe mungesa e kontrolleve sistematike e zjarrfikësve.

Tutje ai theksoi se zjarrfikësit nuk janë të kënaqur me paga, për shkak se sipas tij koeficienti i zjarrfikësve eshte me i ulëti ne raport me shërbime tjera emergjente, si policia, gardianët, korrektuesit dhe doganierët.

Numër i pamjaftueshëm i zjarrfikësve – mosha e shtyrë

Një nga problemet tjera me të cilat përballen zjarrfikësit, është edhe numri jo i mjaftueshëm i tyre si dhe mosha mesatare e cila është rreth 50 vjeç.

“Numri i zjarrfikësve eshte jashtë kriterit sipas ligjit, ku parashihet qe ne 1500 banor te mbulohet me një zjarrfikës, tash janë përafërsisht 800 zjarrfikës e duhet te edhe 500, mandej kur kemi parasysh moshën mesatare te zjarrfikësve ne prag te viteve 50-të, është mjaft vështirë qe të ketë efikasitet dhe reagim te kënaqshëm sipas kërkesave dhe nevojave te qytetarëve në situata emergjente”, tha kryetari i sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Po ashtu, edhe Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, thotë se “numri i personelit është i vogël në krahasim me numrin e intervenimeve dhe plotësimin e standardeve”.

“Duke u ditur se puna e zjarrfikësit është punë që duhet të jemi të përgatitur psiqikisht dhe fizikisht , punë që duhet të kemi aftësi operative dhe energji , është normale që mosha ndikon shumë në kryerjen e detyrave”, u shpreh ai.

Gashi theksoi edhe vjetërsinë e mjeteve intervenuese, që sipas tij shfaqen defekte për shkak të kësaj arsyeje.

Ai theksoi se një nga kërkesat që zjarrfiksit presin t’u plotësohet është edhe sigurimi shëndetësor. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, ata edhe shpeshherë marrin lëndime të ndryshme, për trajtimin e së cilave paguajnë nga xhepi i tyre.

Ndërkaq, shefi i zjarrfikësve në qytetin e Drenasit, Afrim Gjeli tha se sfidat e vitit 2023 kanë qenë të shumta. Edhe ai theksoi se ka defekte të paisjeve të tyre.

“Sfidat kryesore për Zjarrfikësit mund të përfshijnë përditësimi i shkathtësive në menaxhimin e emergjencave, ruajtjen e sigurisë së Zjarrfikësve gjatë operacioneve, koordinimin efektiv me shërbimet e tjera emergjente dhe përgjigjen ndaj situatave të reja apo të paparashikuara. Gjithashtu sfidë tjetër janë pajisjet e punës që mund te paraqiten edhe defekte gjatë operacioneve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se në vitin 2023 kanë intervenuar në 500 raste të ndryshme.

“Deri me tani kemi pasur mbi 500 intervenime te ndryshme si në; Intervenime në shuarje të zjarreve, intervenime në aksidente komunikacioni, intervenime teknike, Intervenime në vërshime, shërbime teknike”, tha ai.

Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d