Zjarret e shumta që po përhapen në shumë pjesë të vendit, kanë bërë që zjarrfikësit të përballen me vështirësi të mëdha për të lokalizuar ato vatra ngase temperaturat e larta që po mbizotërojnë tash e sa kohë dhe erërat e vazhdueshme e kanë pamundësuar një gjë të tillë.
E një telashe të madhe në këto orë të vona e kanë shfaqur edhe zjarrfikësit në disa fshatra të Suharekës ku disa zjarre janë mjaft aktive.
Sipas ‘Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit’, thuhet se zjarrfikësit po përballen me zjarre malore-fushore në këto orë të vona në tri lokacione të fshatrave Gjinoc, Reqan dhe Grejqevc të Suharekës.
E përveç këtyre lokacioneve, zjarre sot janë shfaqur edhe në pishat piktoreske të Prevallës dhe në disa pjesë të Malishevës dhe Klinës