Zjarret në Shëngjin, zëvendëskomandanti i ushtrisë: Situata ndër më të vështirat

Zona e Shëngjinit për disa ditë rresht po përballet me zjarre të mëdha të cilët i kanë rrezikuar banorët, por edhe pushuesit.

Për të reaguar dhe t’ju dalë në ndihmë vendit përpos zjarrfikësve, janë aktivizuar edhe ushtria.Lidhur me operacionet e fikjes së zjarreve, detaje për Edicionin Special ka dhënë Aleksandër Sinaj, zëvedëskomandant i Bazës Mbështetëse Civile.

Nënkoloneli tha se situata ka qenë ndër më të vështirat.

“Por, në bashkëpunim me njerëzit, qytetarët. Jemi në shërbim dhe misioni ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve të Shqipërisë”, tha ai.

Shteti shqiptar ka kërkuar ndihmë edhe nga vendet e tjera si Italia për ta menaxhuar situatën me zjarret.

Ministri në detyrë i Brendshëm, Taulant Balla, dje gjatë një konference për media tha se janë në kontakt edhe me KFOR-in në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d