Zjarr në Spitalin e Pejës, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit

 

 

Rreth orës 4 të mëngjesit një zjarr ka përfshirë në një nga dhomat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Lajmi është konfirmuar nga Spitali përmes një njoftimi në Facebook, sipas të cilit, zjarri ka rënë në katin e katërt, si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit. Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur” thuhet në njoftim të Spitalit.

Ky është njoftimi i plotë:

Informatë lidhur me zjarrin e shkaktuar mbrëmë në një dhomë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

Mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e IV-të, të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit.

Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur.

Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në  dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d