Në qarkun e Shkodrës janë aktive edhe dy vatra zjarri, ku edhe pse për momentin janë nën kontroll, emergjencat civile parashikojnë që të gjendja të përkeqësohet gjatë ditës për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
Konkretisht një vatër aktive është në Mal Kolaj, ku shërbimet e pyjores janë duke punuar në drejtim të Rrjollit dhe kanë izoluar flakët, por era në zonë nuk lejon shuarjen e plotë të tyre duke u aktivizuar sërish.
Një tjetër vatër aktive është në fshatin Hoten të Bashkisë Vau i Dejës, ku momentalisht nuk rrezikohen banesat.
Që prej orëve të para të mëngjesit 12 efektivë kanë punuar për shuarjen e flakëve me pompa uji, por është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Armatosura.
Ndërsa në Bashkinë Malësi e Madhe, Pukë nuk raportohen vatra zjarri aktive.