Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga tubat e ajrimit janë djegur kabujt elektrik, gjë që ka shkaktuar zjarrin. Nga ngjarja, mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Nga pamjet që vijnë nga vendngjarja, shihen momentet kur disa nga qytetarët e bllokuar ndihmohen që të dalin nga dritarja.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes./Prishtina Sot/