Zjarr i madh në një objekt në Çagllavicë – deklarohen nga Policia

 

 

Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Çaglavicë, mëngjesin e sotëm. Detaje për Insajderi ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d