Zhduket pronari i “pagerëve” që iu shpërthyen qytetarëve në xhep, po jetonte në Oslo

 

 

Pronari i kompanisë fiktive bullgare “Norta Global”, që dyshohet se është përgjegjës për shitjen e “pagerëve” që shpërthyen në të gjithë Libanin, u zhduk në ditën e shpërthimit dhe që atëherë është zhdukur.

Sipërmarrësi Rinson Jose, i cili jeton në Norvegji dhe është me origjinë nga India, renditet si pronar i “Norta Global”-it.

Të martën, Jose duhej të linte apartamentin e tij në periferi të Oslos dhe të shkonte në një udhëtim pune të planifikuar më parë. Por punëdhënësi i tij kryesor, konglomerati norvegjez i medias “NHST Media Group”, nuk ishte në gjendje të vinte në kontakt me të dhe të mërkurën në mbrëmje informoi shërbimin e inteligjencës norvegjeze.

“Norta Global” u themelua në prill 2022. Selia e kompanisë është e regjistruar në një ndërtesë në qytetin Sofje ku janë të regjistruara gati 200 kompani të tjera.

Reutersi shkruan se ka kontaktuar me Jose, por ai i ka dhënë fund telefonatës kur është pyetur për biznesin në Bullgari.

Më herët portali hungarez Telex pretendoi se “Norta Global” ishte e përfshirë drejtpërdrejt në prokurimin e “pagerëve”, duke pretenduar se kompania “organizoi dërgesën dhe ia shiti” Hezbollahut “pagerët”. Por më pas Agjencia Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare njoftoi se kompania bullgare nuk ishte e lidhur me blerjen e “pagerëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d