Dy persona raportohet të jenë zhdukur, teksa policinë e kanë njoftuar familjarët e tyre.
Në rastin e parë, pasditen e 30 shtatorit në Prishtinë, një ankuese ka raportuar se viktima, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin, policia thotë se janë duke u zhvilluar hetimet relevante, shkruan IndeksOnline.
Një person i zhdukur është raportuar edhe në Gjilan.
Dje rreth orës 13:00, një ankues ka raportuar në stacionin policor të Gjilanit se viktima, mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e tij.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.