Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë fjalën e tij në Samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Zelensky është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha kombeve dhe shteteve për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës, teksa ka propozuar që të organizohet një Forum i përbashkët në fushën e mbrojtjes.
“Së pari, ne besojmë që çdo komb në Europë që ruan parimet meriton integrimin plot. Ukraina ju është shumë mirënjohëse për mbështjen që po na jepni për integrimin tonë. Së dyti, u jam mirënjohës të gjitha kombeve dhe shteteve për formulën e paqes. Avantazhi është që çdo pikë e kësaj marrëveshje mund të zgjidhet. Të gjithë mund të kontribuojë në paqen. Prandaj, ju ftoj të merrni pjesë në samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër.
Së dyti, kur kombet bashkëpunojnë, të gjithë fuqizohen, prandaj ne jemi krenarë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Ne shohim ofertën e municoneve, prandaj ne propozojmë që të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes. Ju jam mirënjohjes për punën e mirë që është bërë për Ukrainën dhe Kievin. Për sa i përket, sigurisë së ushqimeve, ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona, në tregti, energji dhe në çdo fushë. Gjithçka që na bën ne partner të mirë, e bën Putinin më të dobët. Vetëm në këtë formë mund të fuqizohemi së bashku”, tha Zelensky.