Zelenskiy paralajmëron destabilizim të Ballkanit: Është plan i Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymor Zelenskiy ka paralajmëruar destabilizim të situatës në Ballkan.

 

Sipas tij ky është plan i Rusisë dhe bota demokratike duhet të ketë vëmendje.

 

“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç e kam thënë sinqerisht, ky nuk është problemi i djeshëm dhe as problem i pardjeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron ta përfundojë atë. Kini kujdes Ballkanin, më besoni, po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë, Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, shtetet e botës nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë përsëri” ka thënë Zelenskiy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d